KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Jennifer Lopez sulmohet pse vesh gëzofe: ‘Ti i urren kafshët’

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2019

Duket sikur kemi një jetë që presim për publikimin e “Hustlers,” dhe më në fund, u mbajt premiera në Toronto International Film Festival. Gjithë yjet e filmit qenë prezent në tapetin e kuq. Sidoqoftë, vëmendjen nuk e tërhoqi vetëm veshja glamoroze e Jennifer Lopez. Sipas TMZ gjatë premierës së shumpritur, aktivistë të PETA, një organizate që mbështet të drejtat e kafshëve, akuzuan aktoren se përdor pellushë të vërtetë dhe se urren kafshët.

Protestuesit, të vendosur në periferi të tapetit të kuq, bënë aq shumë zhurmë sa ishte e pamundur të mos i dëgjoje. Në pankarta shkruhej “JLO URREN KAFSHËT” dhe bërtisnin “Turp të të vijë J.Lo që vesh gëzofe.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Lopez ruajti qetësinë dhe elegancën në mes të gjithë kaosit. Deri me tani, as ajo, as ekipi i saj nuk janë prononcuar rreth incidentit.

Që Jennifer Lopez i adhuron pellushet dhe gëzofet, kjo është e mirëdokumentuar. Gjatë turneut të fundit, ajo mbante veshur në skenë një pellush dhelpre dhe vazhdimisht, poston foto me gëzof a lëkurë në Instagram. Ekziston mundësia që të jenë imitime, por kjo nuk qartësohet në postimet e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Versace, Michael Kors dhe Gucci njoftuan se do të ndalojnë së përdoruri pellushe e gëzofe në dizenjot e ardhshme – të treja marka që J.Lo i zgjedh shpesh. Tommy Hilfiger dhe Ralph Lauren hoqën dorë nga pellushet në 2007-n, ndërsa Stella McCartney, Prada dhe Giorgio Armani kanë premtuar të heqin dorë së shpejti.

MOS I HUMBISNI