KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Pas gafave të djeshme, Macron i kërkon ndjesë kryeministrit Rama!

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dora vetë, i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Rama ku i kërkon ndjesë për gafat e djeshme të bëra gjatë ndjeshjes Francë-Shqipëri. Pavarësisht rezultatit, çfarë bëri më shumë bujë ishte gabimi ~relativisht i rëndë~ i organizatorëve të ndeshjes, që në vend të luanin himnin shqiptar, vendosën një tjetër duke i lënë futbollistët e kombëtares kaq të konfuzuar.

Duket se Macron ka kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar! Përpos ndjesës, ai vlerësoi gjithashtu reagimin dhe qytetarinë e treguar nga djemtë e skuadrës të cilët thjesht zgjodhën të prisnin në heshtje (ndonëse me fytyra të ngrysura), nisjen e himnit tonë kombëtar.

Nga ana tjetër Edi Rama pavarësisht se e ka quajtur si të papranueshme gafën e bërë para ndeshjes, e ka vlerësuar gjestin e Macron.

Himni i gabuar, nuk qe gafa e vetme nga ana e organizatorëve. Gjatë kohës që kërkon ndjesë për gabimin e parë, spikeri quan Shqipërinë, Armeni dhe vetëm disa sekonda më vonë, korrigjon gafën e radhës.

Burimi: Top Channel

MOS I HUMBISNI