KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Sa janë mundësitë që Luana dhe Ermali të thurin plane kundër Marinës?

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2019

Pas një viti mungesë, më në fund Marina Vjollca nisi sërish punën. Ky sezon televiziv e gjen sërish në Klan, ndërsa Ermal Mamaqin dhe “Xing me Ermalin” jo. Po kështu edhe Luana Vjollca nisi punën në mesin e gushtit për sezonin e ri në Top Channel, por se për çfarë, e di vetëm ajo.

Për t’iu përgjigjur pyetjes në titull, nisemi nga fotoja e fundit e postuar nga Mamaqi në Instagram. “Duke thurur plane...ndoshta kundër Marinës,” shkruan ai. Mbishkrimi mund të jetë shaka, bazuar te miqësia e Ermalit me motrat Vjollca, por mund të jetë edhe diçka e thënë me nënkuptim.

Bashkimi i Ermalit dhe Luanës, dikur konkurrentë për audiencën e të shtunës mbrëma përkatësisht në Klan dhe Top Channel, tingëllon çuditshëm. E vërtetë. Luana që bashkon forcat me Mamaqin për të “fundosur” Marinën duket thjesht shaka. Megjithatë, në mos konkurrentë të drejtpërdrejtë të Marinës, nuk mungojnë mundësitë që dyshja të bashkojë forcat si konkurrentë kundër Tv Klan.

Kujtojmë që Ermal Mamaqi konfirmoi largimin nga Tv Klan, thashethem që qarkullonte prej kohësh. Momentalisht ai i është përkushtuar filmit të dytë “I love Tropoja”, por “mund të rikthehet në ekran me një format që po e zhvillon momentalisht”. Se në cilin ekran, nuk dihet.

Shtojmë gjithashtu që në disa komente në foton në fjalë thuhet se Luana do të jetë aktore në “I love Tropoja”, por pak ditë më parë Xing.al raportoi se xhirimet kanë mbaruar tashmë duke publikuar foto nga festa e organizuar me këtë rast.

Siç e thamë, Luana pritet të nisë punën në Top Channel, megjithatë nuk dihet ende se kur. “Shiko kush luan” u bë kohë që nuk poston në Instagram dhe ndryshe nga emisionet e tjera që kanë konfirmuar nisjen e sezonit të ri televiziv, postimi i fundit i emisionit të Vjollcës daton më 1 shkurt. Luana nuk e ka për zakon të mos promovojë punën e saj.

Mundësitë që Luana të rikthehet në janar, ashtu si Ermali dhe formati i tij që po zhvillohet momentalisht, janë të larta. Duke qenë se zakonisht spektaklet zgjasin në periudha tre dhe gjashtë mujore, Marina Vjollca mund ta mbyllë sezonin televiziv në fund të dhjetorit ose fillimit të janarit. Pra, bashkimi i Luanës dhe Ermalit nuk tingëllon dhe aq çuditshëm.

MOS I HUMBISNI