Dje, Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo nisën sezonin e ri televiziv me emisionet e përditshëm të pasdites, përkatësisht në Tv Klan dhe Top Channel. Deklarata e Magjistarit në monologun hapës – ku u drejton disa fjalë konkurrentëve – u cilësua si një thumb ndaj rivalëve, përfshirë këtu konkurrenten më të fortë, Bieta Sulon. Nuk mungoi as reagimi i kësaj të fundit, ku dukshëm vihen re disa grimca ironie.
“Sapo më erdhi ky screenshot. Faleminderit @revistakozmetike. Faleminderit të gjithëve,” shkruan Bieta në foton ku duket se 63% e ndjekësve të revistës në fjalë kanë votuar për të. Në fakt, Rudina foli për audiencë dhe risi, ndërkohë që sondazhi i publikuar nga Bieta i referohet veshjes së moderatoreve.