Showbiz dhe TV

Rudina thumbon rivalët, por kemi përshtypjen se e ka me Bietën

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

Rudina thumbon rivalët, por kemi përshtypjen se e ka me Bietën

Dje, Rudina Magjistari nisi sezonin e ri televiziv me emisonin e përditshëm të pasdites në TV Klan, që për herë të parë në dhjetë vjet do të transmetohet gjashtë ditë në javë në vend të pesë.

Në monologun hapës, Rudina u drejton ca fjalë konkurrentëve. “Unë duhet ta them dhe duhet ta ndaj këtë kujtim me ju sepse është një moment i dashur për mua. Ka qenë një program i cili solli risi të vërtetë, solli një format ndryshe, i cili u pëlqye menjëhera, u ndoq, u pasua, u kopjua nga shumë të tjerë. Por, sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është që të jemi origjinalë. Ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin tonë, vazhdojmë të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë, pa harruar mirënjohjen që kam për ju,” tha ajo.

Konkurrentja më e madhe e Rudinës, për momentin, është Bieta Sulo që moderon “Ftesë në pesë” në Top Channel. Në fillim të gushtit, Bieta tha në një intervistë për Revistën Class se brenda një sezoni televiziv, “Ftesë në pesë” u bë emisioni më i ndjekur i pasdites. Si metrikë, ajo përdori shikimet në YouTube, pasi gjithë matësit e audiencës në vend janë të pabesueshë, sipas saj. Fjalët e Rudinës mund të jenë fare mirë reagim ndaj kësaj deklarate.

Për sa i përket shikueshmërisë së emisioneve gjatë sezonit të kaluar, duke përdorur tre sondazhe nga tre media të ndryshme mund të dalim në përfundimin se audienca ndahet përgjysmë.