KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Zbulohet shkaku i krizës në çift mes Loredanës dhe Mozzikut

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2019

Kur u ndanë Nora dhe Roberti, çdo gjë është e mundur. Mund të ndahen edhe Loredana dhe Mozzik, që sipas shenjave, po kalojnë një krizë. Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje, nuk ishte në festën e organizuar për të dhe nuk është parë askund pranë saj.

Pak më parë, Prive – që më parë ka konfirmuar se dyshja po kalon vërtet një periudhë të vështirë – zbuloi shkaqet e kësaj situate.

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i llogarive bankare në muajin qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët,” tha burimi i Prive.

Pra, Loredana dhe Mozzik kanë pikëpamje të ndryshme në hapin e radhës në karrierat e tyre dhe kjo shkaktoi një ftohje në çift.

MOS I HUMBISNI