Si në këtë periudhë një vit më parë, të gjithë pyetëm njëzëri “pse ne duket sikur këtë verë ka punuar vetëm Luana” sepse ishte e vërtetë. Luana fliste dhe postonte vazhdimisht për sfidat e saj me punën, oraret e tejzgjatura dhe netët pa gjumë. Këtë verë, ka qenë më tepër këngëtare se moderatore dhe i ka kaluar ditët e nxehta duke xhiruar klipe e duke dhënë koncerte.
Bëhuni gati për Luanën e verës së kaluar sepse moderatorja rinisi punën për sezonin e ri televiziv. Dy javë më parë bëri të qartë se është ende pjesë e Top Channel me vendndodhjen e kësaj fotoje.
Dhe pak orë më parë publikoi videon promovuese të emisionit të ri (?) Në 18 sekonda, Luana zbukurohet e lazdrohet para një drite, shihet në pasqyrë, ndryshon varëse dhe llakoset. Në fund, logoja e Top Channel. Shumë shpejt, biondja juaj e preferuar do t’i rikthehet ekranit, por vetëm ajo (dhe gjithë njerëzit që punojnë me të) e dinë me çfarë.
View this post on Instagram
Me shumë mundësi, “Shiko kush luan” do të rikthehet me një sezon të tretë, duke qenë se dy të parët rezultuan të suksesshëm. Dhe meqë shërbeu si autore për dy sezone, natyrshëm duhet të jetë dhe te i treti.