KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Dyshja, janë zyrtarisht çift!

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2019

Flirti “rastësor” i Gigi Hadid me pjesëtarin e “The Bachelorette”, Tylor Cameron, nuk është më aspak i tillë! Gjërat duket se janë bërë serioze dhe mund të themi me plot gojën që dyshja është çifti më i ri i showbiz-it.

Çfarë konfirmoi romancën ishte prania e Cameron si partneri i Hadid në festën  e organizuar  pas ndarjes së çmimeve të MTV-së.

Çiftit të ri, iu bashkua gjithashtu Taylor Swift dhe Bella Hadid duke shënuar kështu daljen e parë publike të të dyve.

Sipas Entertainment Tonight, Gigi dhe Tyler janë “shumë bashkë” dhe lidhja po shkon për mrekulli. Nëse nuk e dinit, gjithçka nisi në fillim të këtij muajit, me disa takime “krejt miqësore”, por ja ku jemi...

Miqtë e supermodeles janë shprehur se Gigi ndihet mirë në shoqërinë e tij dhe se nuk e kishin parë kaq të interesuar që prej ndarjes nga Zayn Malik.

MOS I HUMBISNI