TV Mania

Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’: Moderatores i besohet një tjetër emision

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2019

Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’: Moderatores i besohet

Në sezonin e ri në shtator, Nevina Shtylla nuk do të jetë më pjesë e “Procesit Sportiv”. Përmes postimeve në Instagram, moderatorja zbuloi se do të moderojë emisionin “Në shtëpinë tonë” së bashku me Florian Agalliun, me të cilin shfaqet duke xhiruar spotin prezantues.

Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’: Moderatores i besohet

Nevina Shtylla largohet nga ‘Procesi Sportiv’: Moderatores i besohet

Stela Kotri nuk duket kurrkund, gjë që vërteton zërat e pak kohëve më parë se moderatorja nuk do ta moderojë më "Në shtëpinë tonë". Përsa i përket orarit, programi do të spostohet pasi “Wake Up” do të zgjasë më shumë, pra nga ora shtatë deri në dhjetë të mëngjesit.

Vendin e Nevina Shtyllës te “Procesi Sportiv” mund ta zërë Ilda Bejleri, e larguar nga SuperSport në DigitAlb. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Bejleri konfirmoi zërat se do të vendoset në Top Channel.