KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Duhet të shihni Angelina-n teksa përcjell të birin për në universitet!

Shkruar nga Anabel

23 Gusht 2019

Djali i madh i Angelina Jolie, është plot 18-vjeç dhe gati për të nisur universitetin në Korenë e Jugut ku do të studiojë për biokimi. Teksa e gjithë familja përgatitet të ndahet nga Maddox, pjesa më e vështirë i përket Angelina-s.

Aktorja është filmuar teksa përcillte të birin në Universitetin Yonsei, (një prej universiteteve më të mira të biznesit në botë) dhe bisedonte me disa studentë që ndodheshin aty.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by joëonnn (@xx_efu) on

E pyetur prej tyre për qëndrimin e saj në Seoul, Jolie përgjigjet: “Unë iki sot. Sot është dita kur unë kthehem në shtëpi. E di. Po përpiqem të mos qaj.”

Një reagimi të tillë,grupi i të rinjve s’mund t’i përgjigjej me asgjë tjetër përveçse me një “awww” të zgjatur.

Thuhet se nënë e bir kanë shëtitur paksa nëpër qytet, derisa dita e fillimit të shkollës të vinte.

“Duket shkollë fantastike. Uroj që të gjithë ju ta pëlqeni.” –vazhdoi ajo ndërkohë që i biri i qëndronte pranë.

Thuhet, se marrëdhënia e Angelina-s dhe djalit të madh është shumë e ngushtë, ndryshe nga ajo që ka me Brad Pitt. Këtë të fundit, Maddox nuk e konsideron më as si të atin e tij!

MOS I HUMBISNI