Shqipëria

Turisti i sulmuar në Porto Palermo, një nga miliarderët më të njohur në Spanjë

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2019

Turisti i sulmuar në Porto Palermo, një nga miliarderët më

“Biznesmeni Eugenio Galdón dhe familja e tij sulmohen në Shqipëri dhe kryeministri i vendit kërkon falje” është titulli me të cilin gazeta e përditshme El País – gazeta e dytë më e lexuar në Spanjë – i referohet sulmit të turistëve spanjollë në Porto Palermo.

Turisti i sulmuar në Porto Palermo, një nga miliarderët më

Gazeta zbulon se bëhet fjalë për themeluesin e ONO, një kompani spanjolle që operon në sektorin e komunikimit, argëtimit, shërbimeve telefonike, televizive dhe internetit. ONO është një ndër kompanitë lider në Spanjë, e cila u ble nga Vodafone Group për 10 miliardë dollarë.

Turisti i sulmuar në Porto Palermo, një nga miliarderët më

Pasi shpjegon detajet e sulmit, gazeta shton ndër të tjera se ngjarja ka tërhequr vëmendjen e Ambasadës Spanjolle në Tiranë, sipas burimeve diplomatike spanjolle. “Të njëjtat burime nuk zbulojnë arsyen që e shtyu pronarin të sulmojë familjen Galdón, drejtor i disa ndërmarrjeve në sektorin e komunikimit, por siç raporton Europa Press, sulmi erdhi pasi familja vendosi të linte ambientet pa shijuar ushqimit që kishin porositur për shkak të vonesës së porosisë,” thuhet më pas.

El País thekson gjithashtu se miliarderi Eugenio Galdón ka punuar në Moncloa – vendbanimi zyrtar dhe vendi i punës së kryeministrit të Spanjës – me ish-kryeministrat e Spanjës Adolfo Suárez dhe Leopoldo Calvo-Sotelo.

Sipas informacioneve në Google, Galdón është diplomuar për Ekonomi në Universitetin Katolik Leuven dhe Universitetin Complutense në Madrid, është themelues dhe president i kompanisë ONO deri në vitin 2008. Midis viteve 1973-1982, ka mbajtur poste të ndryshme në Administratën Publike Spanjolle, duke përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të qeverisë. Që prej vitit 1992, është aksioneri kryesor i Multitel, kompani që e themeloi për të investuar në media dhe telekomunikacion. Që nga marsi i 2014-s, ai është gjithashtu president i fondacionit Everis që tenton të mbështesë sipërmarrësit dhe zhvillimet e inovacionit.

Përsa i përket ngjarjes së bujshme në Porto Palermo, mund të lexoni:

Publikohet video: Pronari i lokalit hidhet mbi furgonin e turistëve spanjollë, thyen xhamin me duar

Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të lokalit në Porto Palermo

Flet pronari i lokalit që terrorizoi spanjollët: 'S'kam prekur njeri me dorë!'

Avokati i pronarit të lokalit: 'Ishin të gjithë të dehur, turistët kishin pirë kanabis!'