News

Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të lokalit në Porto Palermo

Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të

Lajmi i turistëve spanjollë që u sulmuan fizikisht nga pronari i lokalit ku drekuan në Porto Palermo dhe u terrorizuan nga ai kur u larguan prej andej përflitet prej ditësh. Vetëm pak orë më parë u publikuan pamjet e tmerrshme të Mihaj Kokëdhimës që, i hedhur sipër furgonit të turistëve, çan me duar xhamin e parmë.

Do të donim të thonim se bëhet fjalë për një rast i padëgjuar, por s’është e vërtetë. Restoranti ku ndodhi incidenti i shëmtuar ka ndër përshtypjet më të këqija në TripAdvisor. Ndër komentet e lëna, zbuluam se së pari, restoranti nuk respekton ligjin pasi nuk u ofron menu klientëve. Së dyti, pronari Kokëdhima është konfliktuar edhe me klientë të tjerë, që për fat të mirë, nuk e pësuan si turistët spanjollë, por mbetën me të njëjtën shije të hidhur në gojë.

“Kushdo që shkon këtu, me shumë mundësi do të sulmohet nga pronari. Herën e parë që shkuam në plazh, pronari po përleshej me një çift që guxoi të ulej në të njëjtin shezlong. Djalit iu thye hunda dhe u gjakos tërësisht. Herën e dytë, pronari u zu me një çift tjetër, që ishin shokët tanë. Policia arriti fiks në kohë, para se pronari të nxirrte armën. Edhe miq të tjerë tanët që kanë qenë këtu, kanë pasur të njëjtën përvojë të tmerrshme. Ushqimi ishte i keq dhe i shtrenjtë, edhe pse kushton sa në një hotel me pesë yje[...]”

Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të

“Ky restorant nuk më bëri as mua, as familjen time të ndihemi të mirëpritur. Unë, gruaja ime, prindërit e mi dhe të gruas (që janë shqiptarë) shkuam në plazh dhe vendosëm çadrën buzë detit. Po prisnim që të vinte kamarieri e të na sillte një menu a të na kërkonte lekët. Por jo, erdhi pronari, na bërtiti, hodhi mamin tim nga shezloni i saj, i hodhi çantën dhe peshqirin, më pështyu mua dhe gjuajti kunatin tim me gju. Familja e gruas sime që është vendase u tremb. Po të isha në vendin tim, do t’i isha kthyer, por s’isha. Ka vende të tjera të mrekullueshme pak minuta larg. Mos ia bëni këtë vetes e familjes. Shmangeni.

Ndërsa komentet e mëposhtme vërtetojnë se menu s’ka dhe se çmimet janë më të larta se tregu, ndonjëherë posaçërisht sepse klienti është turist. Gjithashtu, restoranti e prezanton peshkun e rezervatit si peshk të egër. Në rast se klientët konfrontojnë dikë, situata del jashtë kontrollit shumë shpejt.

“Shërbim i tmerrshëm, pamje e këndshme.
Ne porositëm ujë dhe verë të parë. Vera s’ishte dhe aq e mirë. Çmimi i zakonshëm ishte 250 lekë, ne paguam 400, thjesht sepse ishim turistë. Iu ankuam banakierit, që tha thjesht se ishte dita e tij e dytë e punës. Mos shkoni këtu.”

“Në fillim, gjithçka ishte mirë: det i shkëlqyer, ujë i pastër, aromë peshku, por, s’kanë menu, nuk specifikojnë çmime dhe nuk zgjedh dot çfarë do të hash. Të shërbejnë vetëm peshk në zgarë me sallatë dhe verë. Pronari s’do që të zgjedhësh: do që të shesë peshkun e tij sa më shtrenjtë të jetë e mundur. Peshku merret drejtpërdrejt nga peshkatari (i cili paguhet shumë pak) që ndodhet përpara restorantit dhe vendoset në zgarë shkurtimisht më pas (duhet të presësh gjatë ama). Situata përkeqësohet. Në tavolinë të sjellin një shishe verë, pa të pyetur dhe nëse e refuzon, ata mërziten. Në fund, fatura është e pajustifikueshme: thuajse 3-4 herë më e lartë se çmimet reale në Shqipëri. Pronari tenton të shesë peshk rezervati për peshk të egër. Nuk të pyet çfarë madhësie e do peshkun, nuk ta tregon para se ta gatuajë, s’thotë asgjë, vetëm të kërkon lekët. Gjeni një vend tjetër për të ngrënë.”

“Shkova te ky restorant me mendje të hapur. S’kisha lexuar përshtypje në internet, na pëlqeu pamja dhe dekori. Kamarieri ishte miqësor – na trego peshk të freskët. Pyeta për çmimin (jo peshën) dhe më thanë çmimin për një peshk. Ushqimi ishte i ngrënshëm, por cilësia më e keqe që kam provuar në Shqipëri. Në faturë, reflektohej çmim tjetërpërtjetër nga ç’më tha kamarieri. Pasi lexova përshtypjet, pashë se e bënte shpesh këtë. Pamja dhe dekori janë e vetmja gjë pozitive.

 “Stafi dhe pronari janë të pasjellshëm. S’është aspak si vendet e tjera tejet mikpritëse në Shqipëri. Shmangeni nëse mundeni.”

“Shmangeni me çdo kusht. Është një grackë për turistët, s’kanë listë çmimesh dhe gatimet janë më të shtrenjta se zakonisht dhe mbi të gjitha, pronari është i dhunshëm.”

Duke pasur parasysh të tilla shkelje dhe duke pasur parasysh prezencën e përsëritur të policisë në restorant si pasojë e sjelljes së dhunshme të pronarit, a nuk duhej bërë diçka? A nuk duhet ta kishin kuptuar deri tani autoritetet se diçka nuk shkon dhe duhen marrë masa? Le të jetë kjo hera e fundit që dikush paguan dyfishin e çmimit thjesht sepse është turist, një nga ata turistët që kërkojmë me kaq ngul. Kjo s’është hera e parë që Mihal Kokëdhima terrorizon klientët, por shpresojmë shumë të jetë e fundit.

REELS

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

This was not the first time: The owner's violent background in Porto Palermo

Kjo s’ishte hera e parë: Historiku i dhunshëm i pronarit të

News of Spanish tourists being physically assaulted by the owner of the bar where they had lunch in Porto Palermo and terrorized by him when they left is widely rumored. Only a few hours ago, the gruesome footage of Mihaj Kokedhima was released, which, thrown over the tourist van, slammed into the front windshield.

We would like to say that this is an unheard of case but not true. The restaurant where the ugly incident happened has one of the worst reviews on TripAdvisor. Among the comments left, we discovered that first, the restaurant does not comply with the law as it does not offer a menu to customers. Secondly, the owner Kokëdhima has also clashed with other customers, who fortunately did not suffer like Spanish tourists but remained with the same bitter taste in their mouths.

"Anyone who goes here will most likely be attacked by the owner. The first time we went to the beach, the owner was clashing with a couple who dared to sit in the same sunbed. The boy's nose was broken and he was bleeding completely. The second time, the owner caught up with another couple, who were our friends. Police arrived on time before the owner pulled out the gun. Other friends of ours who have been here have had the same terrible experience. Food was bad and expensive, even though it costs as much as a five star hotel [...] ”

“This restaurant made neither me nor my family feel welcome. My wife, my parents, and my wife (who are Albanians) went to the beach and set up the tent by the sea. We were waiting for the waitress to come and bring us a menu or ask for money. But no, the owner came, shouted at us, threw my mom out of her ponytail, threw away her purse and towel, spit on me, and shot my brother-in-law. The family of my wife who is native was scared. If I were in my country, I'd be back, but I wasn't. There are other great places just minutes away. Don't do this to yourself and your family. Avoid.

While the comments below prove that the menu is not there and that the prices are higher than the market, sometimes especially because the customer is a tourist. The restaurant also introduces the reserve fish as wild fish. In the event that clients confront someone, the situation gets out of control very quickly.

“Awesome service, nice view.
We ordered water and wine first. The summer was not that good. The usual price was 250 ALL, we paid 400 simply because we were tourists. We complained to the bartender, who simply said that it was his second working day. Don't go here. ”

"In the beginning, everything was fine: excellent sea, clean water, fishy flavor, but they have no menu, no prices, and no choice what to eat. Only serve fish in the carrier with salad and wine. The owner has no choice: he wants to sell his fish as expensive as possible. The fish is taken directly from the fisherman (who pays very little) in front of the restaurant and put in the carrier shortly thereafter (you have to wait a while). The situation is getting worse. They bring a bottle of wine to the table without asking and if they refuse, they get bored. In the end, the bill is unjustifiable: almost 3-4 times higher than real prices in Albania. The owner tends to sell wild fish stocks. It doesn't ask you what size you want the fish, it doesn't tell you before cooking it, it says nothing, it just asks for the money. Find another place to eat. ”

“I went to this open-minded restaurant. I didn't read the reviews online, we liked the look and the decor. The waiter was friendly - show us fresh fish. I asked about the price (not the weight) and they told me the price for a fish. The food was edible, but the worst quality I have tried in Albania. The bill reflected a different price than the waiter told me. After reading the reviews, I saw that he often did so. The look and decor are the only positive.

“The staff and the owner are rude. It is not at all like other hospitable places in Albania. Avoid it if you can. ”

“Avoid it at all costs. It's a trap for tourists, they don't have a price list and the cooking is more expensive than usual and most of all, the owner is violent. ”

Given such violations and given the repeated presence of police in the restaurant as a result of the owner's violent behavior, shouldn't something be done? Shouldn't the authorities have realized by now that something is wrong and that action must be taken? Let this be the last time someone pays double the price simply because he is a tourist, one of those tourists we look for so passionately. This is not the first time Mihal Kokedhima terrorizes clients, but hopefully the last.