Ndarja e Miley-t dhe Liam thjesht përkeqësohet nga dita ditës. Por, ka ende shpresë për një ribashkim. Të paktën kështu thonë disa burime të People.
Pasi Liam u prononcua për herë të parë në Instagram dhe tha se i uron Miley-t “vetëm shëndet e lumturi,” disa burime anonime deklaruan se e ardhmja e çiftit nuk është aq dramatike sa mendojmë.
“Për momentin, po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit sepse kjo u nevojitej. Situata ishte e komplikuar, kishte shumë mosmarrëveshje,” thanë burimet. “Të dy ranë dakord se duhet të ndahen për pak kohë, por kjo s’do thotë se lidhja ka marrë fund njëherë e mirë. Absolutisht ekziston mundësia që të kthehen prapë bashkë.”
Çfarëdolloj problemi të jenë duke kaluar tani, e kanë kaluar dhe më parë. Dhe për fat të mirë, kanë arritur ta zgjidhin.
Për sa i përket divorcit, People na udhëzon të mos presim gjë, sepse për momentin s’kanë ndërmend të divorcohen. Ama, mund të presim këngë të reja nga Miley. Pasi përfaqësuesit e saj konfirmuan ndarjen dhe pasi u kap mat me Kaitlynn Carter, Miley postoi një foto nga studioja.