Daily Mail siguroi disa foto ekskluzive të Kylie Jenner, e cila niset me avion privat drejt Italisë, së bashku me Travis dhe Stormi-n, Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie.
Por, sidoqoftë personi më i rëndësishëm në fotot e mëposhtme është – siç mund ta vini re – ai që mban një fustan të bardhë që ngjason me një fustan nuseje.
Mesa duket, Kylie po feston 22-vjetorin në brigjet pranë Italisë me jahtin 250 milionë dollarësh të quajtur Tranquility. Por nisur nga fustani, interneti është i mendimit se një dasmë private po organizohet.
Burime për TMZ dhe Entertainment Tonight thanë se “dasma është në planet e tyre, thjesht jo në këtë udhëtim”.