Sot në “Gjëra që mund t’i bëjnë vetëm miliarderët”, me rastin e ditëlindjes së saj më 10 gusht, Kylie Jenner mori me qira një super-jaht për pushimet përrallore.
Sipas burimeve të TMZ, jahti kushton 250 milionë dollarë dhe fjalë për fjalë ka madhësinë e një fushe futbolli.
Quhet “Tranquility” (qetësi) dhe kushton 1.2 milion dollarë për një javë, shumë që sigurisht për Kylie-n është e papërfillshme.
Jahti është i përshtatshëm për 22 persona dhe vjen me një ekuipazh prej 29 njerëzish. Tranquility përmban 10 dhoma, vend për një helikopter, sauna, sallon bukurie, kinema, pishina, xhakuzi, dhomë me avull etj.
Nuk dihet ende ku do të udhëtojë Kylie, por TMZ raporton se mund të drejtohet drejt porteve të Mesdheut.