Muzika

Loredana vesh praktikisht pizhama në klipin e ri dhe duket yll

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2019

Loredana vesh praktikisht pizhama në klipin e ri dhe duket yll

Mbrëmë në mesnatë, Loredana publikoi bashkëpunimin më të fundit me Mozzik. Quhet “Eiskalt” dhe që tani, ka gjysmë milioni shikime. Në skenën hapëse, çifti qëndron pas një kornize, më seriozë se kurrë dhe papritur buzëqeshin të dy. Këtu, na bëri përshtypje veshja e Loredanës, stiluar nga vetë ajo.

Reperja vesh një kanotjere të zezë, një nga ato që mund ta keni në sirtarin e të brendshmeve, me tuta gri, që zëre se s’duken. Një veshje kaq të thjeshtë, praktikisht pizhama të improvizuara, Loredana e solli në vete me shumë shkëlqim, xixa dhe mjaftueshëm highlighter sa për të rrëzëllitur edhe nën dritën e hënës. 

Loredana vesh praktikisht pizhama në klipin e ri dhe duket yll

Loredana vesh praktikisht pizhama në klipin e ri dhe duket yll

Për pjesën tjetër të klipit, siç është zakoni, Loredana dhe Mozzik u veshën matchy-matchy, ose aty afër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Na shuani një kuriozitet që s'ka lidhje me artikullin. A ka theks shqiptar gjermanishtja e Mozzik?