Tre ndodhi të kohëve të fundit na bëjnë të dyshojmë (bënë Xing.al të dyshojnë, domethënë) se “Në shtëpinë tonë,” në Top Channel, nuk do të rikthehet në ekran në shtator.
Së pari, në përfundim të sezonit, Isli Islami dhe Ori Nebiaj zbuluan se ata do të vijojnë të jenë në krye të këtij emisioni, që me ardhjen e shtatorit, do të zgjasë një orë më shumë. Pra, nga ora shtatë deri në dhjetë të mëngjesit, duke hyrë kështu në orarin e “Në shtëpinë tonë.”
View this post on Instagram
Së dyti, në mars, Florian Agalliu, një nga moderatorët e emisionit tha “vjen një moment që thua ‘prap do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision.” Në këtë mënyrë, la të nënkuptohej se ishte i lodhur nga të qenit përditë në ekran.
Për më tepër, ai u nis të realizonte një projekt që do të transmetohej një herë në javë në Top Channel, por mbeti përgjysmë.
Sot, bashkëmoderatorja e Agalliut, Stela Kotri, postoi një nga ato letrat e vockla që shoqërojnë kafenë dhe “parashikojnë” të ardhmen. “Punë e re” lexohet në letër dhe një emoji e menduar në cep të postimit.
Bëjini këto bashkë dhe merrni titullin e këtij artikulli.