Elgit Doda dhe Klea Huta kanë të paktën dy vjet bashkë. Po e nisim numërimin që nga ditët kur filluan të përfliteshin si çift, por merreni të mirëqenë që kanë më shumë se aq. Siç ka ndodhur me dhjetëra herë, fansat e tyre filluan të interesoheshin mbi dasmën (që s’ishte aspak në horizont) që asokohe e s'u ndalën më. Rasti i fundit, para pak orësh, në Instagramin e Elgitit.
“Kur do të martohesh me Klean? Jeni çifti më përfekt,” shkruan dikush dhe Elgiti, iu kthye gjithë hijeshi: “Që nesër, po na paguat dasmën.”
Po qe se ju duhet patjetër një dasmë VIP këtë vit, bëni gati lekët dhe nesër takohemi me Klean dhe Elgitin në zyrat e Gjendjes Civile. Nëse jo, durim. Dasmat janë të kushtueshme dhe për më tepër, punë e tyrja.