KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Leonora Jakupi flet për lidhjen e dashurisë dhe arsyen pse nuk i pëlqen dasmat

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2019

Ndonëse është përpjekur që jetën personale ta mbajë sa më shumë private, Leonora Jakupi rrëfeu në një intervistë për “Mirage” se prej kohësh është në një lidhje dashurie që ~mund~ të kurorëzohet edhe në një dasmë. “Nuk e di. Mediat po përflasin gjithçka, por për momentin nuk ka ndonjë plan për dasmë, për momentin.”

Më tej, këngëtarja shtoi se “dasmat nuk i kanë pëlqyer kurrë”. “Më duket se çifti kënaqet më pak,” tha ajo. “Ata që vijnë ndoshta kënaqen, por çifti jo. Janë shumë në qendër të vëmendjes.”

Nisur nga ky fakt, Leonora shtoi se “ndoshta nuk bën dasmë fare”.

 

Intervistën e plotë e ndiqni këtu:

MOS I HUMBISNI