Dëgjojmë shpesh të thuhet se "njerëzit të vlerësojnë atëherë kur t'i heq dorë prej tyre" dhe në rastin e Era Rusit, kjo vlen 100%!
E ftuar në emisionin "Trokit", këngëtarja u pyet nëse ndonjë prej ish-të dashurve ka qarë për të dhe pa u menduar gjatë Rusi u përgjigj:
"Kanë qarë të gjithë! E kanë kuptuar më mbrapa çfarë kanë humbur. Edhe unë kam qarë, sigurisht. Ndodh diçka, unë jepem shumë në një marrëdhënie dhe ndoshta më marrin si të mirëqënë. Pastaj kur iki unë, fillojnë kuptojnë ata."- u shpreh Era, duke përforcuar atë që ndodh jo rrallë mes një çifti pas ndarjes.
Epo, meqë të gjithë ish-at kanë qarë për këngëtaren, natyrshëm lind pyetja, a është penduar për ndonjëherin prej tyre?!
Edhe këtu, përgjigja është një "JO" e madhe!
"Jo, unë s'pendohem sepse kur largohem, nuk largohem vetëm për një gjë. Nëse iki domethënë që është mbushur kupa jo vetëm një herë."