Showbiz dhe TV

Aulona Musta revoltohet me ndjekëset: ‘Të sëmura psikike, të zhduken që këtu’

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Aulona Musta revoltohet me ndjekëset: ‘Të sëmura psikike,

Pasi Aulona Musta publikoi një fotografi të vajzës dhe bashkëshortit, teksa ky i fundit i tregonte përralla të bijës, Instagram- i e fshiu postimin për arsye nuditeti (lakuriqësie). Shkak u bë fakti që vogëlushja Amara nuk mbante reçipeta vënë (a duhet?).

Moderatorja shpërndau mesazhin e ardhur nga Instagram- i (ndër të tjera thuhet: “Dëshirojmë ta mbajmë Instagram- in një vend të sigurt për këdo") dhe shkroi:

“Tani, unë realisht nuk e di sa i sëmurë psikik duhet të jesh që t’i bësh report një fotoje të mrekullueshme ku Amara ka dalë me babain e saj, duke i treguar përralla, me arsyen që Amara, një vajzë 4 vjece s’ka veshur recipeta. Instagrami sapo e fshiu këtë foto me pretekstin se kishte nudity (nuditet) dhe pamje të pahijshme për Instagram. I mean, WHAT THE FUCK! (Çfarë dreqin!)
Duke qenë se mua ma fshiu Instagram- i foton, nëse dikush nga gjithë ndjekëset që kanë komentuar me ato dy të sëmurat psikike që thonin se është turp të dali vajza kështu, i kanë emrat ju lutem të m’i japë që t’i bëjmë të dyja faqeve një report kolektiv. Sepse janë qenie si ato që e bëjnë të shëmtuar Instagram- in dhe duhet të zhduken që këtu!!!!”

Teksa një pjesë e mirë e komentuesve kanë përkrahur Aulonën duke mos qenë darkod me vendosjen e reçipetave në një moshë të tillë, të tjerë kanë treguar se është vetë Instagram- i ai që nuk lejon publikimin e e fëmijëve të zhveshur, në emër të mbrotjes dhe të drejtave të njeriut.