Mesa duket kjo është periudha e bashkëpunimeve muzikore për Luana Vjollcën. Pas atij me Danin
dhe TNT- në
njerëzit janë të bindur se ai i radhës do të jetë me Filloreta Raçi, Fifin. Kjo e fundit postoi këtë fotografi përkrah Luanës në llogarinë e saj në Instagram.
“Çfarë po ndodh mes këtyre të dyjave? Luana Vjollca ah ah ah !!!” shkroi këngëtarja.
Luana nga ana tjetër publikoi këto fotografi në Instagram Story:
"Çfarë po vjen, çfarë po vjen. #Koha e Studios"
Përpos bashkëpunimit, po aludohet edhe rreth titullit të këngës. Nisur nga komenti i Luanës në fotografinë e Fifit, ndoshta do të jetë “KIAMET”.