KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Si ta përballojmë vapën e Tiranës?

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2019

Jemi ende në qershor dhe temperaturat po bëhen çdo ditë e më të frikshme. Vapa e padurueshme ka fuqinë të na acarojë pa arsye, sepse asgjë nuk rri mirë! Flokët s'ka asnjë shans të rrinë mirë, make up-i gjithashtu, por pjesa më e keqe mbetet gjumi!! 

Rrotullohemi, bëjmë luftë me jastëkun, çarçafin as që duam ta shohim dhe e hedhim tutje me gjithë mllefin e botës, për t’i kthyer sytë nga ai që duket si shpëtimi ynë i vetëm: kondicioneri.

Por ja që nuk e paskemi ditur se edhe pa kondicioner mund të flemë, domethënë të flemë rehat dhe në “freskllik” të plotë.

1. Filloni përshtatuni me mjete rrethanore. 

Një shishe ujë në çdo stinë na ka ndihmuar. Ashtu si në dimër, që zihemi kush ta marrë përpara shishen me ujë të nxehtë për të ngrohur gjymtyrët, në verë bëjmë të njëjtën gjë, por me ujë të ftohtë. Një shishe më ujë të ngrirë, është shoku më i mirë.

2.Nxirrni nga depo/ballkoni freskueset

Eh, kujt ja merrte mendja se me të njëjtin gëzim që i hoqëm kur në vend të tyre vumë kondicionerin, do t’i kthenim sërish. Freskuesja është shpëtim gjatë natës. Dhe rrezikojmë të ftohemi më pak.

3.Flini vetëm

A mund t’ja bëni vetes këtë nder? Edhe partnerit gjithashtu dhe pse nuk do ta pranojë. Gjatë verës nuk na mbetet aspak hatri nëse nuk përqafohemi apo flemë ngjitur me njëri-tjetrin. Kështu që nëse secili është në hapsirën e tij, nesër do të duheni dhe më shumë.

4.Dush para gjumit

Djë dush i ftohtë para gjumit të verës është gjithçka. përveçse zhduk djersitjen dhe na bën të ndihemi sërish të pastër, do të mund të flemë më qetë dhe më të freskët gjithashtu.

5.Fikni dritat

Kemi dëgjuar shpesh se dritat kanë vetinë që përthithin nxehtësi, por në verë kjo është ajo që duam më pak. Tani që dita është e gjatë dhe drita natyrale na shoqëron deri vonë, kur vendosni për të fjetur mbyllni çdo dritë dhe do ta shihni kur në mënyrë organike do të thoni: “sikur u freskua pak!”

6. Kujdes me materialin e çarçafëve dhe jastëkëve

Zgjidhni pambukun. Do t’ju mbajnë të freskët dhe lejojnë qarkullimin e ajrit. Sigurisht që më e mira do të ishte një komplet çarçafësh mëndafshi i rrëshqitshëm por duke marrë parasysh koston e lartë, pambuku është zgjedhja më e mirë.

Bonus:Kush ka verandë, ta kalojë verën atje.

MOS I HUMBISNI