Bella Thorne është e njohur për sinqeritetin e saj dhe për faktin që flet hapur mbi çështje të ndryshme, pavarësisht se ç’mendojnë njerëzit. Së fundmi – fill pas publikimit të fotove të saj nudo – aktorja rrëfeu se ka mësuar të lexojë dhe të numërojë në mënyrë autodidakte (që nis të shkruajë, të lexojë apo të bëhet specialist në një fushë të caktuar duke mësuar vetë, pa ndjekur një shkollë të rregullt).
Në një podcast për Chicks in the Office, aktorja rrëfeu se “mësoi të lexonte përmes skenarëve të ndryshëm”. Po kështu, ajo u përmirësua me numrat duke numëruar paratë e të atit.
Në fakt, Bella vuante nga disleksia – probleme në të nxënë që lidhen me vështirësitë për të perceptuar shkronjat dhe numrat – prandaj edhe kishte vështirësi në shkollë.
“Më kujtohet kur fillova klasë e parë dhe nuk mund të lexoja si fëmijët e tjerë,” tha ajo. “Truri im ngatërronte ‘B’ me ‘D’, apo ‘M’ me ‘W’. Disleksia është e ndryshme te njerëz të ndryshëm.”
Në vitin 2015, edhe Jennifer Aniston foli hapur për problemet me disleksinë. "E vetmja arsye që e dija që kisha disleksi, ishte se shkova të bëja një vizitë për të marrë syze. Më bënë analiza të njëpasnjëshme dhe e zbuluan që vuaja nga ky çrregullim," u shpreh ajo. "Por, para se ta dija, kujtoja se thjesht nuk isha e zgjuar. Se nuk mund të arrija asgjë. Kur pata zbulimin e madh, u ndjeva sikur gjithë traumat, tragjeditë dhe dramat e fëmijërisë u zgjidhën."