Orë më parë, Dua Lipa postoi në llogarinë e saj të Instagram-it disa foto të sajat kur ishte ende fëmijë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë s’e bëri nga nostalgjia, por se u ndje e “detyruar”. I publikoi për t’i treguar fansave që nuk ka asnjë grimcë fotoshopi në fotot e saj kur ishte bebe.
Buzët e plota, kaçurrelat dhe tiparet karakteristike të këngëtares, duket se kanë bërë të dyshojnë shumë prej ndjekësve të saj.
View this post on Instagram
“Për gjithë njerëzit që thanë se kisha modifikuar fotot e mia të fëmijërisë për t’i bërë buzët të më dukeshin më të mëdha. Janë çmendur!! Nuk më besohet që po më duhet të mbroj veten.”- shkruan Dua.
Ylli 23-vjeçar, javë më parë është akuzuar nga një grup fansash të cilët i thanë se buzët e saj ndryshojnë nga një foto në tjetrën.
View this post on Instagram
“Tani nuk mund të besojmë as fotot e njerëzve kur kanë qenë të vegjël!”- shkruan dikush dhe i njëjti koment, i përsëritur bëri që Dua Lipa të vërtetonte të kundërtën me foto nga kënde të ndryshme.