Pas sezonit të dytë të “Në Kurthin e Piter Pani” nis sërish “Dance with Me.” Sezoni i ri i spektaklit të kërcimit do të nisë në shtator në Tv Klan dhe që tani kanë filluar të publikohen emrat e parë të pjesëmarrësve.
U përfolën dy çifte: Era Rusi & Florian Agalliu dhe Kejvin Kthjella & Eduart Ndocaj. Anabel.al kontaktoi me Alketa Vejsiun, moderatore dhe producenten e “Dance with Me.” Për momentin, emra të konfirmuar janë vetëm Era Rusi dhe Kejvina Kthjella, ndërsa dy të tjerët pritet të konfirmohen së shpejti.
Ky është sezoni i gjashtë i “Dance with Me” dhe gjashtë çiftet konkurruese do të bëhen të njohur për publikun së shpejti.