Metropolitan

Ishim mirë kur ishim keq

Një adoleshent nga tavolina ngjitur për pak po mi fuste flokët në gojë duke tundur kokën.

Kujtohesh se je 30 vjec pa një qime kur ty të duhen Iron Maiden dhe shtatë gotat e para të vodkës për të filluar të shkundësh flokët si rockstar, ndërsa adoleshenti përbri e shkund kokën me Nickelback dhe një birrë e dy hormone.

Te Tirana Rock ishte gjithnjë ashtu: një përzierje midis veteranëve rockdashës që zakonisht ishin mbi të tridhjetat dhe gjysma e tyre përbëhej nga motorristat e Steelwings, prej të cilëve vetëm njëri ishte... i shijshëm..., pastaj ishin adoleshentët që në vend të muzikës rock-metal, realisht ishin të dhënë vetëm pas stilit të veshjes pak antikonfromist dhe tërbimit të lehtë. Pjesa  tjetër ishin njerëz të rastësishëm, nga ata që thjesht pëlqenin jetën e natës pa preferenca  të caktuara, dhe si në cdo vend tjetër nuk mungonin grupet e vajzave që vinin aty për dikë të caktuar: për një djal që është ferkuentues i rregullt, për këngëtarin ose kamarierin.

Ndërsa ne, ne ishim aty per eventin e madh "Ishim mirë kur ishim keq", kështu titullohej nata kur dilnim sepse njëra nga të dyja ishte ndarë nga i dashuri dhe ngushëlloheshim duke pirë, kërcyer dhe gjuajtur... dhe zakonisht isha unë ajo që ndahej nga i dashuri, por këtë herë sebepi ishte i Enkës.

Gjithnjë kam menduar se kohët më të bukura në shoqërinë mes dy vajzash janë ato të ndarjeve e problemeve dashurore.( O Enka, e mban mend kur qaje në dyshemen e tualetit për filanin moj? Koha më e bukur!)

***

Mëngjesin tjetër zilja e telefonit me zgjoi me kokën që më rëndonte, pashë Enkën që flinte në anën tjeter të krevatit tim.

Moj - e shkunda nga krahët - se mos kemi bërë gje.

Po, po luajtëm cicash, ik më lër të fle... - u ankua ajo. Të paktën sensi i humorit nuk i mungonte as në gjumë.

U zgjata dhe hapa telefonin: Eri? Cili Eri?

Hoqa telefonin nga veshi dhe e shkunda Ekën sërish por më fortë.

Di gjë ti pse i kam dhënë numrin tim të telefonit dikujt mbrëmë? - pëshpërita me zë të ulët por me inat.

Ku di unë, ndoshta je e përdalë. - tha Enka dhe qeshte si budallaqe me batutën e saj dhe këtë herë i doli gjumi mirë.

Një natë më parë kishim pirë deri në knock out dhe nuk më kujtohej për qamet kush ishte tipi në anën tjetër të telefonit që më kërkonte të dilnim bashkë. Po përpiqesha ta mbyllja telefonin por ai ishte aq këmbëngulës.

Të lutem- tha - nesër nisem në një udhëtim dy javor në Paris dhe nuk dua të pres aq gjatë për të të takuar.

- Më vjen keq- i thashë- por e vërteta është se unë as të mbaj mend dhe numrin e telefonit nuk ta kam dhënë unë por ato shotsat që kisha pirë, më kupton?

- Shiko, mu përgjigj ai, unë po të jap një shanc të dytë që të më vërtetosh që përvecse e bukur, nuk je aq budallaqe sa c'dukeshe mbrëmë...jo, jo, më fal po përpiqesha të të joshja me harbutllik...bëj shaka. Më tako të lutem!

- Mirë...

Ai kishte një zë aq të ngrohtë dhe bindës saqë e miratova aq natyrshëm, pa kuptuar përse. Epo mirë, edhe kjo më kishte ngelur pa bërë, të dilja verbërisht me dikë që nuk i mbaja mend as fytyrën.

Mbylla telefonin dhe iu drejtova Enkës që po më shihte syzgurdulluar:  Ti e ke fajin!

Po, ajo dihet... - tha dhe tundi dorën në shenjë mospërfillje, hapi dollapin tim, mori një peshqir të pastër dhe iu drejtua dushit.

Përmes zhurmës së ujit qe rridhte, ulëriti që nga tualeti: Se mos bje në dashuri me djalin misterioz!

Pak e vështirë, mendova me vete, për aq kohë sa me kalojne drithërima në trup sa herë kujtoj trupin, aromën, pështymën... e Ilirit.

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot