Fitness

Palestër në shtëpi: Ja cilat ushtrime këshillon Klodiana Shala!

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2019

Palestër në shtëpi: Ja cilat ushtrime këshillon Klodiana

Për Klodiana Shalën, nuk mjafton një muaj palestër në shtëpi për të patur një trup të tonifikuar, por pas 2 muajsh do të vihen re rezultatet e para. E ftuar së fundmi te “Rudina”, ish-atletja theksoi se ekziston një koncept i gabuar për ushtrimet që realizohen pa pesha, pasi edhe ushtrimet e bëra me vetëm peshën trupore ndikojnë pozitivisht për të tonifikuar trupin. Madje, muskujt e ndërtuar pa peshë janë më elegantë dhe më pak të fryrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klodiana Shala (@klodianashala) on

Për të sjellë palestrën në shtëpi, ju duhen vetëm mjete rrethanore si shishe ujë, top, jastëk etj. Sado të mirë të jemi me fjalët, më mirë se vetë Klodiana nuk mund t’i shpjegojmë dot ushtrimet. Ndiqni këshillat e saj në videon e mëposhtme (min 10:20).

Lexoni edhe: Vakt i shëndetshëm dhe i shpejtë: Ja si të mbash trupin në formë si Klea Huta