Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, Sara Hoxha njoftoi se së shpejti ajo dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë dytë.
“Po vjen një tjetër kryeqytet europian!”- shkruan ajo në foton ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Duke marrë parasysh emrin e bebushit të parë, të quajtur London Noor dhe sinjalin e ri që vetë Sara dha për emrin e bebit të ardhshëm, komentuesit ishin në një mendje.
Mes shumë urimeve për shtatzëninë, një pjesë e mirë e ndjekësve i dhanë çiftit opsionin më të bukur (sipas tyre)për emrin e bebes, nëse është vajzë.
“Nëse është vajzë, Paris me siguri!”
"Nga London në Paris!"- shkruan dikush tjetër.
“Unë të sugjeroj Paris!”
“Paris kësaj here!”- dhe komente të këtij lloji, siç e shihni janë pafund.
Pra, nëse bebushi numër dy është vajzë, njerëzit duan që Sara dhe Ledioni ta quajë Paris. Edhe pse mendimi i parë kur dëgjojmë emrin Paris është qyteti i dashurisë, ky emër e ka origjinën nga Greqia e lashtë dhe është gjerësisht i përdorur për vajza në botë.
Ky emër i përhap me shpejtësi gjatë periudhës që Paris Hilton ishte në kulm të famës së saj. Prindërit e rinj u dashuruan pas këtij emri, por ende s'e dimë ç'suprizë ka menduar Sara dhe Ledioni pas Londonit!