Showbiz dhe TV

Po luajnë me ne? Çfarë i bën bashkë Kiara Titon dhe Butrint Imerin

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2019

Po luajnë me ne? Çfarë i bën bashkë Kiara Titon dhe

Le të dalim drejt e në temë: Çfarë i bën bashkë Kiara Titon dhe Butrint Imerin? Romanca apo miqësia?

Dy ditë më parë, këngëtari postoi një fotografi përkrah Kiaras duke i lënë ndjekësit të besonin se kjo ishte mënyra për të konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

HAJT HAJT

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Tito publikoi gjithashtu një fotografi të ngjashme dhe që të dy preferuan të linin përshkrimin “Hajt hajt”, që me të drejtë na shtyu të mendonim se bëhej fjalë për një videoklip.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#HajtHajt

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Fill pas gjithë kësaj, po qarkullon me shpejtësi lajmi që, gjejeni çfarë, mes tyre s’ka asgjë veçse MIQËSI. Miq të afërt të Butrintit deklaruan për redaksinë e "MCN Radio" se për Imerin, Kiara mbetet vetëm një mike e mirë dhe kaq. Në deklaratë shtohet se po të ishin të dashuruar, nuk do ta pranonin lidhjen me një foto pa puthje në buzë, dedikime dhe emocione (s’është e thënë).

Po kështu thuhet se Kiara dhe Butrinti takohen rrallë, shumë rrallë, për një gotë apo një drekë, vetëm si dy miq.

Siç hamendësuam më sipër, burimet shprehen se bëhet fjalë për një këngë të re, ku klipi është xhiruar në Pezë dhe bashkë me Kiarën gjenden edhe 15 vajza të tjera.

Dakord!

Natyrshëm lind pyetja se përse Butrinti zgjodhi t’i hidhte benzinë zjarrit duke zgjedhur pikërisht Kiarën për videoklipin e tij, ku të paktën që në janarin e vitit të shkuar shkruhet vazhdimisht rreth një lidhjeje mes tyre.

Ose dyshes i pëlqen e gjitha kjo, që duhet thënë se shet, klikohet dhe ka interes ose janë bashkë por siç përgjithësisht funksionon në botën e showbiz- it luhet “tërhiqe e mos e këput”, ose si dy miq të mirë, me dëshirën dhe çiltërsinë për të sjellë diçka të bukur, harruan për 1 çast zhurmën që do të shkaktonin.