Muzika

Eleni Foureira, Conchita dhe të tjerë rikthehen në skenën e Eurovision

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2019

Eleni Foureira, Conchita dhe të tjerë rikthehen në skenën e

Zyrtarisht, votimi është i hapur. Nëse jetoni në një prej 41 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, mund të kontrolloni televizionin shtetëror për të gjetur numrin ku mund të dërgoni votën tuaj për Shqipërinë, që ka numrin dy.

Teksa shikuesit nga gjithë Europa votojnë, në skenë u ngjitën njëri pas tjetrit pjesëmarrës të edicioneve të kaluara që nuk performuan këngët e tyre, por të një pjesëmarrësi tjetër.

Për shembull, Conchita performoi këngën “Heroes” të Måns Zelmerlöw, i cili çoi kupën në Suedi në vitin 2015.  Måns performoi “Fuego” të Eleni Foureirës, që zuri vendin e dytë vjet. Ndërsa Eleni ndezi skenën me “Dancing Lasha Tumbai” të Verka Serduchka. Verka e përmbylli këtë segment me këngën fituese, atë të Izraelit, “Toy.”