Pak orë më parë, në sy të 139 mijë ndjekësve, Genc Prelvukaj i dedikoi njeriut të zemrës, Eni Koçit, disa fjalë të ngrohta dashurie. Përkrah fotografisë së këngëtares, postuar në llogarinë e Gencit, ky i fundit shkroi:
“Kjo është Hana.
Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është me e madhe se oqeanet, ndërsa buzeqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty.”
Pas muajve të shumtë ku u përfol rreth një lidhjeje të mundshme mes dyshes, Eni dhe Genci pranuan që ishin bashkë dhjetorin e vitit të shkuar. Dyshja u pa tek hynin bashkë në eventin e përvitshëm “Op Labi Party”, organizuar nga moderatori Labinot Gashi. I pyetur nga gazetari në lidhje me Enin, këngëtari u përgjigj:
“Po është e vërtetë.. E keni parë që në hyrje! Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë!”- pohoi ai dhe që sot e tutje njerëzimi do të jetojë në paqe.