KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Ja sa optimistë janë shqiptarët për të ardhmen e fëmijëve

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2019

Anketa e Cilësisë së Jetës realizohet nga Komisioni Europian dhe shërben për të analizuar cilësinë e jetës, shoqërinë dhe shërbimet publike. Sipas Monitor, për herë të parë, anketa bëri pjesë edhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Via @Monitor

Nëse prisni që shqiptarët të mos jenë optimistë, e keni gabim. Shqipëria renditet krahas vendeve si Finlanda, Suedia dhe Danimarka në lidhje me optimizmin për brezat e ardhshëm. 75% pohuan se shohin një të ardhme më të mirë, ndërsa pjesa tjetër qenë më skeptikë.

Pra, Shqipëria nuk është me të vërtetë kaq e pashpresë sa thuhet. “E dini çfarë më mban ende këtu? Bindja ime se në gjithë këtë fatkeqësi jemi deri diku më fat. Në jetë fatet janë të ndara; disa i kanë gjërat gati, disa duhet t'i ndërtojnë vetë. Momentalisht, ne u takojmë ende të dytëve,” shkruhet me të drejtë në këtë artikull.

MOS I HUMBISNI