News

Një listë me arsye dhe emra artistësh që iu futën politikës

Një listë me arsye dhe emra artistësh që iu futën

Që nga fillimi i viteve 1990, fenomeni i artit të angazhuar në shoqëri është zhvilluar vit pas viti. Ashtu siç ndodhi me rastet simotra në botë, edhe në Shqipëri nuk kanë qenë të pakta rastet kur një artist (për shembull Edi Rama, Arben Imami) është angazhuar në politikë. Kohëve të fundit, vihet re që shumë artistë i janë përkushtuar politikës.

I fundit në listë qe Erion Isai, i zyrtarizuar nga Partia Socialiste si kandidat për kryetar bashkie në Kolonjë. Eliza Hoxha, me profesion arkitekte dhe e njohur prej shumë kohësh për karrierën në muzikë, u bë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. Memli Krasniqi, ish-anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”,  ka qenë nënkryetar i PDK-së në Kosovë dhe ka shërbyer më herët si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PDK-së. Greta Koçi ka shërbyer si kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Gaz Paja nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka qenë më tepër se thjesht mbështetës i një force politike, duke marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të FRESSH-it. Julian Deda është përfshirë në strukturat e PD-së si anëtar i Këshillit Kombëtar. Pjesë e dy forcave politike më të mëdha në vend kanë qenë edhe aktoret Raimonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, përkatësisht te PD-ja dhe PS-ja. Artistë të tjerë kanë përkrahur publikisht fushatat elektorale, si Çiljeta apo West Side Family. Lista me artistët që u angazhuan politikisht mund të jetë më e gjatë, por këtu jemi edhe për tjetër çështje.

Ç’lidhje ka politika me artin?

Siç e thamë më sipër, pas qindra vitesh debat për autonominë e artit, pas viteve 1990, shumë shoqëri e panë të nevojshme ta përdornin artin për të ndërhyrë në jetën shoqërore dhe ekonomike. Si rrjedhojë, shumë artistë u angazhuan politikisht dhe fundja nuk është absolutisht diçka e keqe.

Ç’rol mund të luajë arti në politikë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjes komplekse, le të shqyrtojmë shkurtimisht disa nga arsyet pse artistët i futen politikës.

1. Arti i intereson politikës

Të gjithë biem dakord mbi fuqinë e artit për të bashkuar miliona njerëz. Atë e kemi kudo, duke nisur nga mënyra si vishemi e deri tek mënyra si flasim. Pra, për partitë politike është e rëndësishme që të bëjnë pjesë të strukturave artistët bazuar në fuqinë e tyre për të thithur një numër të konsiderueshëm njerëzish. Për shembull, Erion Isai ka gjasë të ketë më shumë potencial për t’u votuar sesa një kandidat tjetër jo fort i njohur.

2. Politika u intereson artistëve

Për të qenë të drejtë, na duhet të përmendim edhe rastet kur artistët i futen politikës për arsye që nuk kanë lidhje me artin. Ambicia personale (dhe financiare) është një ndër to.

3. Rastësisht artist

Sa artistë e gjetën veten rastësisht në këtë profesion? Në një intevistë për “Tempora”, Isai rrëfeu se “Altin Basha, Dritan Hoxha dhe Top Channel bënë një çmenduri kur i besuan skenën një djali të ardhur me autobus në tre të mëngjesit nga Erseka”. Po kështu, Memli Krasniqi u bë i famshëm rreth të njëzetave, në kohën kur muzika rep debutoi për herë të parë në Kosovë. Pra, një ndër arsyet pse shumë artistë i janë përkushtuar politikës lidhet edhe me faktin se u bënë të tillë para se të kuptonin se ç’donin realisht të bëheshin.

4. Politika ka potencial

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si president, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur,” shkroi Gjebrea në një InstaStory për të uruar autorin e “B.E Coffee”. Me të drejtë, si artist i angazhuar në politikë mund të kesh në dorë shumë më tepër fuqi. Nga ana tjetër, një artist ka më tepër kompetencë për të drejtuar po themi ministrinë e Kulturës sesa një i diplomuar për financë. Theksojmë gjithashtu që një pjesë e artistëve, sado suksese të kenë në karrierë, fuqia e tyre është e kufizuar ndaj politika është e dobishme për realizimin e projekteve të ndryshme.

5. Jo gjithçka bëhet për para.

Kjo pikë kundërshton pikën e dytë. Jo çdo artist i futet politikës vetëm për ambicie financiare. Sot, në Shqipëri nuk është fort e vështirë të paguhesh mirë nëse je artist.

Pra, a mund ta ndryshojë arti politikën? 

Së paku mund të ndikojë. Në shoqërinë tonë, ka një tendencë për ta parë artin të ndarë nga çështjet shoqërore dhe politike; ka gjithashtu një tendencë për t’i parë artistët e angazhuar me një sy kritik; shumë më kritik seç duhet. Në fakt, përgjigjja është paksa komplekse pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur artistët e angazhuar politikisht kanë dështuar, por nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta as rastet e suksesshme. Megjithatë komunitetet artistike dhe vetë artistët kanë mjaftueshëm fuqi për t’i përcjellë problemet në mënyrë që të mos bien në vesh të shurdhët.

Në të tilla kushte, me kaq shumë artistë që po i futen politikës, shpresojmë që këto bashkëpunime të shkojnë përtej parashikimeve, ose së paku, të mos mbeten thjesht premtime.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

A list of reasons and names of artists who joined politics

Një listë me arsye dhe emra artistësh që iu futën

Since the early 1990s, the phenomenon of art engaged in society has developed year after year. As with the sister cases in the world, there have been few cases in Albania when an artist (for example, Edi Rama, Arben Imami) is engaged in politics. Recently, many artists are committed to politics.

The last on the list is Erion Isai , formalized by the Socialist Party as mayoral candidate in Cologne. Eliza Hoxha , a long-known architect of music career, became part of the Democratic Party of Kosovo's structures. Memli Krasniqi, former member of the "Rhythm of the Road" group, has been vice president of PDK Kosovo and formerly served as Minister of Agriculture, Forestry and Rural Development and Minister of Culture, Youth and Sports. Currently he is chairman of PDK parliamentary group. Greta Koçi served as chairman of the Democratic Party Youth Forum. Gaz Paja is not directly involved, but has been more than just supporter of a political force, taking part in the elections for president of FRESSH. Julian Deda was involved in DP structures as a member of the National Council. Part of the two largest political forces in the country have also been actors Raimonda Bulku and Luiza Xhuvani, respectively DP and SP. Other artists have publicly supported electoral campaigns, such as Çiljeta or the West Side Family. The list of politically committed artists may be longer, but here's another issue.

What is the relationship with art politics?

As we said above, after hundreds of years of art automobile debate after the 1990s, many societies saw it necessary to use art to interfere in social and economic life. Consequently, many artists engaged politically and the end is not absolutely bad.

What role can art play in politics?

To answer this complex question, let us briefly examine some of the reasons why artists enter politics.

1. Art is of interest to politics

We all agree on the power of art to unite millions of people. We have it everywhere, starting from how we dress and how we talk. So, for political parties, it is important to share their artists' structures based on their power to absorb a significant number of people. For example, Erion Isai is likely to have more potential to vote than another not well-known candidate.

2. Politics are of interest to the artists

To be fair, we should also mention rastier when artists enter politics for reasons that are not related to art. Personal ambition (and financial) is one of them.

3. Incidentally artist

How many artists did you find yourself in this profession randomly? In an interview with Tempora, Isai confessed that "Altin Basha, Dritan Hoxha and Top Channel made a madness when they believed in the scene of a boy who came by bus at three in the morning from Erseka." Likewise, Memli Krasniqi became famous about the twenties, at the time the rep music debuted for the first time in Kosovo. So one of the reasons why many artists are committed to politics is also linked to the fact that they became so before they realized what they really were doing.

4. Politics has the potential

"The Ukrainians chose an actor, comedian and director as president, while Erion Isai is launching from his country of origin. Worthy is your newly launched journey, "Gjebrea wrote in an InstaStory to congratulate the author of" BE Coffee ". Rightly, as an artist engaged in politics you may have much more power. On the other hand, an artist has more authority to run, we are telling the ministry of culture than a graduate for finance. We also emphasize that some artists, no matter how successful their career is, their power is limited to politics is useful for realizing various projects.

5. Not everything is done for money.

This point rejects the second point. Not every artist enters the policy only for financial ambition. Today, it's not hard to pay well in Albania if you're an artist.

So can art policy change?

At least it can affect. In our society, there is a tendency to see art separated from social and political issues; there is also a tendency to see committed artists with a critical eye; much more critical than it should. In fact, the answer is a bit complex because there have been few cases when politically engaged artists have failed, but on the other hand there have been few successful cases as well. However, artistic communities and artists themselves have enough power to convey problems so they will not fall into deaf ears. Under such conditions, with so many artists entering politics, we hope that these collaborations will go beyond predictions, or at least, will not remain merely promises.