
Më 8 maj u bë me dijeni lajmi që reperja e njohur, Loredana Zefi, partnerja e Mozzik- ut (me të cilin ka një vajzë, Hanën) ishte arrestuar nga policia e Luzerner- it me akuzën për zhvatje parash nën mashtrim dhe kërcënim të vazhdueshëm ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave.
Sapo u bë publike gjithë çfarë u tha më sipër, njerëzit nisën të bënin lidhjet mes shumës që Loredana dhe i vëllai thuht se i detyrohen çiftit dhe rrobave firmato të reperes. Ç’është e drejta, nëna e re dhe babai i fëmijës së saj, Mozzik dallohen për stilin ekstravagant dhe markat e luksit.
Në një kohë kur ende nuk ëhtë marrë një vendim rreth çështjes në fjalë dhe kur skandali është më i nxehtë se kurrë, Loredana shkoi dhe postoi një fotografi, ku mbante veshur këtë xhaketë Louis Vuitton:
View this post on Instagram
Kaq u desh dhe komentet vërshuan lum. Ndër të tjera, dikush shkroi:

“Petra [gruaja që thuhet se u mashtrua dhe kërcënua nga Loredana] ta beu xhaketën?”
"E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit." replikoi reperja.
Më pas, në Instagram Story u shpreh:
"Falë jush unë jam këtu ku jam. Çdo Louis, Gucci, makinë apo orë, e kam falë jush.”
Dy ditë më parë, në një konferencë të transmetuar live te Prive Klan Kosova, reperja, e shoqëruar nga partneri i saj Mozzik dhe 2 avokatët foli rreth akuzave në fjalë:
“Unë jam Loredana Zefi. Faleminderit që keni ardhur për të më dëgjuar. Unë ndodhem këtu për të xhiruar një spot.Ky spot është planifikuar shumë më herët sepse nuk kemi asnjë arsye për ta shtyrë. Sipas mediave, çfarë kam lexuar unë mund të them që shumë gjëra janë ndryshe. Për mua çfarë është me rëndësi të dijë shteti shqiptar, gjerman dhe zvicerian është që prej asnjë personi nuk janë marrë para me dhunë, nuk janë marrë me mashtrime dhe as me kërcënime.Këto para, shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet të pastër të palës tjetër. E gjithë kjo ka filluar në 2016-ën dhe unë s’kam qenë e përfshirë. S’kam ditur asgjë rreth kësaj historie. Në 2018-ën, anëtarë të familjes Zefi që ishin brenda këtyre punëve më kanë treguar se mundësia e fundit për ta mbyllur këtë rast është viti 2018, por nuk e di çfarë kanë bërë këta persona me njëri tjetrin."
Për më shumë lexoni këtu, këtu dhe këtu.