Dukesha e Sussex-it ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me princin Harry. Për herë të parë, zbulohet edhe gjinia e foshnjës mbretërore: djalë.
Harry falenderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se "po mendohen ende për emrin".
Djali i tyre do të jetë i shtati në radhën për fron, pas princit Charles, princit William, tre fëmijëve të William-it me Kate Middleton dhe princit Harry.
Harry dhe Meghan u martuan në një ceremoni madhështore në Windsor Castle majin e vitit të kaluar dhe njoftuan se ishin në pritje të një fëmije në tetor, pas një turneu në Australi.
Për momentin, gjithë populli po organizohet për të mirëpritur princin e vogël sipas traditës.
Burimi: BBC