
E përlotur, mbrëmjen e djeshme në puntatën e “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu ceku çështjen Xheison Bafti (lexo këtu) dhe reagimin negativ që e gjitha kjo nxiti te një pjesë e njerëzve, përfshirë edhe Olti Currin.
"Këto janë fjalë zemre. Po ju them një gjë të vërtetë. Unë jam rritur në një shtëpi që fuste ujin brenda dhe me dëshirën për të bërë diçka të mirë në jetën time punova dhe ia dola. Produksioni i televizionit është angazhuar për të kontribuar. Duhet të ndihmojmë fëmijët tanë dhe njëri-tjetrin. Edhe sikur të jetë 1 cent vlen shumë, pasi është një gjest dashurie. Meqë çfarë nuk kam dëgjuar këtë javë dua të them që një pjesë të mirë të pagës sime në Piter Pan të këtij viti që më akordon TV Klan, unë e dhuroj personalisht për Xheisonin dhe familjen e tij. Produksioni i këtij televizioni, Vera Grabocka, kolegët tanë të TV Klan, pronarët e tij, të gjithë jemi angazhuar për të dhënë kontributet tona." U shpreh ndër të tjera Vejsiu, tepër e ngarkuar emocionalisht.
Ditën e sotme ka reaguar sërish Curri, i cili si për të ironizuar gjithë situatën nis të shkruajë në motorin e kërkimit: Kur qau ... (Niçja)

më pas e fshin këtë të fundit dhe kërkon: Kur qau Alketa.

Për këdo që ka interes të dijë se cilat janë disa nga rezultatet kur kërkon "Kur qau Alketa" ja ku i keni:

Nëse kërkoni të kuptoni diçka më shumë rreth debatit në fjalë lexoni këtu. Ndërkohë më poshtë po ju njohim me disa shprehje nga libri "Kur qau Niçja", me autor Irvin D. Yalom- in.
"Ne biem më tepër në dashuri me dëshirën, se sa me të dëshiruarën.”
“Mendimet janë hijet e ndjenjave tona.”
“Një person është gati për të kaluar urën, domethënë t’i afrohet personit tjetër, kur personi tjetër e fton të bëjë pikërisht atë gjë, të cilën ai e kishte planifikuar. Më pas, personi tjetër nuk mund ta marrë atë hap, sepse tani duket sikur është duke iu nënshtruar tjetrit; pushteti duket se ka hyrë në mes të afërsisë.”
“Ndonëse asnjë gur nuk mund të dëgjojë, as të shikojë, secili rënkon butësisht, që dikush t’i kujtojë”

~ Diçka më shumë rreth librit ~
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij. - Marrë nga kopertina e shtëpisë botuese Morava.