
Përpara se t’ju bëjmë me dijeni replikën më të fundit të Olti Currit ndaj kundërpërgjigjes së Alketa Vejsiut, na lejoni t’ju tregojmë se për “ç’përplasje” bëhet fjalë dhe se si nisi gjithçka.
Këtë fundjavë, Alketa Vejsiu vizitoi familjen e Xheisonit, vogëlushit të “Në kurthin e Piter Pan”, ku përpos natyrës së mrekullueshme, u njoh më nga afër me disa nga problematikat me të cilat Xheison përballet dita- ditës. Nisur nga gjendja ekonomike e familjes Bafti, Vejsiu, duke theksuar se “askush nuk iu ankua”, dëshironte që publiku (dhe jo vetëm) të kontribuonte sadopak “për t’i sistemuar shtëpinë vogëlushit”.

Fill pas kësaj, përmes një Insta Story, Olti Curri u shpreh se “Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni të Në kurthin e Piter Pan. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do të ishte një funeral me sigla hapjeje dhe mbylljeje, asgjë më shumë.”

Sot, Vejsiu preferoi të reagonte në një mënyrë jo fort të drejtpërdrejtë ndaj Currit. Në Insta Story, Alketa postoi fillimisht një shprehje të Oscar Wilde- t:
"Asnjë vepër e mirë s’mund të shkojë pa u ndëshkuar”, e cila ironizon faktin që do të ketë gjithnjë njerëz që do të paragjykojnë, pavarësisht veprës apo qëllimit të mirë.

Më pas vazhdoi me “Nuk është e nevojshme që njerëzit të bien dakord me çfarë thua ti, por ti duhet të jesh në gjendje ta thuash. Fol, fol shpesh dhe fol me zë të lartë,” nga Teresa C. Younger, Ceo dhe Presidente e “Ms. Foundation for women”, organizatë jofitimprurëse dhe në fund, e mbylli me shprehjen e shkrimtarit britaniko-kanadez Robert Ë. Service, “Një premtim i bërë, është një borxh i pashlyer”.
Tani rikthehemi te përgjigjja e Oltit Currit.
Mbi artikullin “Pas kritikës së Olti Currit reagon Alketa Vejsiu” nga Anabel.al, Curri shkruan:

“Ouuu paska shkuar muhabeti deri te Oscar Wilde!!!”
Si për të ironizuar situatën, Olti nis dhe kërkon: Citate nga Elhaid Cufi për t’ju përgjigjur Alketa Vejsiut.


“Epo meqë shkoi puna me citate filozofike, nami u boftë.”
Meqë raportimin e këtij lajmi s’mund ta lëmë me kaq, eja gjejmë shprehjen nga Elhaid Cufi me të cilën Olti mund t’i kundërpërgjigjet Alketës: