KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Angela Martini tregon historinë e tmerrshme të gjyshit të saj në kampet e përqëndrimit

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2019

Angela Martini po i lë pas ditët e saj si modele. Siç tregon për Thrive Global, ajo ka shkruar një libër dhe po punon për të dytin. Libri i parë, ende pa emër, tregon historinë e nënës së saj që u has me shumë vështirësi gjatë jetës, por ia doli gjithsesi. Në po këtë libër, Angela rrëfen dhe ndoshta momentin më të vështirë të jetës së gjyshit të saj, Muho, i cili falë një rastësie nuk u vra në një kamp përqëndrimi në Gjermani.

“Një ditë, një ushtar gjerman rreshtoi gjithë të burgosurit e kampit. Çdo person i tretë në radhë ekzekutohej. Fillonin të numëronin: Eins, Zëei, Drei! Dëgjohej një e shtënë! Bum! I pari u qëllua në kokë. Sërish, Eins, Zëei, Drei! Bum! U vra një burrë i dytë. Të gjithë filluan të luteshin, të belbëzonin, të qanin. Ishte një moment i tmerrshëm. Sërish, Eins, Zëei, Drei! Bum! Edhe i treti u qëllua në kokë. Të burgosurit filluan të numëronin vetë, të kuptonin kush e kishte radhën për t’u ekzekutuar. Radhën e kishte gjyshi im. Mbylli sytë dhe thjesht mendoi për familjen. E pranoi vdekjen në heshtje. “Të gjithë do të vdesim një ditë,” mendonte ai. “S’qe fati im të jetoja!” Me sytë mbyllur, thjesht priti plumbin.

Papritur, dëgjoi një ulërimë dhe zhurmë. Personi që do të ekzekutohej para gjyshit tim vrapoi dhe tentoi të largohej nga ushtarët, por një prej tyre e qëlloi në kurriz dhe e vrau. Të burgosurit u rreshtuan sërish dhe numërimi nisi nga e para. Eins, Zëei, Drei! Bum! Gjyshi nuk numëroi kësaj here. Kuptoi që jeta e tij mori fund dhe e pranoi si fakt. Me dinjitet do të shtoja. Me sytë mbyllur, dëgjoi pranë: Eins, Zëei, Drei! Bum! Hapi sytë dhe pa shokun e ngushtë ngjitur tij të vrarë. U shokua, qau në heshtje, i shpëtoi vdekjes për pak. Oficeri ekzekutoi edhe njëzetë të tjerë. Vërtet një histori e tmerrshme, por guximtare,” tregon Angela.

Nga kjo histori e treguar nga e ëma, modelja dhe tashmë autorja, kuptoi vlerën e jetës që i është falur. “Nëse i burgosuri nuk do të ishte përpjekur të arratisej, gjyshi im nuk do të ishte kursyer dhe unë as që do t’i ekzistoja,” shkruan ajo.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

MOS I HUMBISNI