Disa orë më parë, Ariana Grande u dha ndjekësve të saj një ide të përgjithshme të luftës së vazhdueshme me PTSD- në (stres post- traumatik), që pas sulmit terrorist të Manchester- it, në 2017- n.
Në Instagram Stories, artistja shpërndau një tufë më skanera të trurit të saj, si dhe një të një truri të shëndetshëm dhe një tjetri me PTSD.
Siç mund ta shihni edhe nga fotografia, skaneri i trurit të Grande- s është i ngjashëm me atë të dikujt që vuan nga PTSD- ja.
“E tmerrshme… nuk është shaka.” shkruan këngëtarja.
Kjo nuk është hera e parë që Ariana ka folur hapur rreth shëndetit mendor. Verën e shkuar, e pyetur nga “British Vogue” nëse marramendja dhe ankthi që përjetoi pas sulmit terrorist ishin shenjë e PTSD-së, artistja u përgjigj;
“E urrej ta pranoj por që… po, janë. Ëështë shumë e vështirë të flas sepse ka patur një humbje të jashtëzakonshme në njerëz. Ndjej sikur nuk duhet të flas fare për atë që ndjeva vetë, sikur s’duhet të them asgjë. Nuk mendoj se do të arrij të flas nddonjëherë për këtë temë dhe të mos qaj.”
Sulmi terrorist ndodhi në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana-s, më 22 maj 2017.