Pak para se Kourtney Kardashian të festojë ditëlindjen e saj (18 prill), ylli i “Keeping Up With The Kardashians” vendosi të arratisej diku larg Shteteve të Bashkuara. Në vend të diellit kalifornian, Kourtney zgjodhi të ftohtin finlandez.
“Fëmijët morën pushimet e pranverës në shkollë dhe ata vendosën të udhëtonin drejt deborës së Fiblandës.” dekaroi një burim për “E!News”. “Kështu, Scott Disick- ut dhe Sofia Richie- t iu duk me vend t’u bashkoheshin pushimeve familjare. Kourtney është shumë e lumtur për mënyrën se si po shkon bashkëprindërimi.”
Po kështu, i njëjti burim rrëfeu se grupi luajti me dëborë dhe shëtiti me biçikleta.
View this post on Instagram
Nga ana e saj, Sofia postoi një fotografi pranë një kabine dëbore.
Gjatë fundjavës, Kourtney shpërndau në Story një fotografi nga Hotel Artic TreeHouse në Finlandë. Të gjithë anëtarët e familjes qëndruan në disa kabina lukzose të sapopërfunduara.
Më pas magjia e pushimeve mbaroi dhe gjithsekush shkoi në shtëpitë përkatëse. Përsa i përket marrëdhënies së saj me ish- bashkëshortin, Kourtney është shprehur se “ndjen që mund të japë një mesazh të prindërve që [pavarësisht ndarjes] vazhdojnë të punojnë dhe përkrahin njëri- tjetrin. “