
Zyrtarisht, ky është sezoni i fundit i Kelvi Kadillit në “Pop Culture”. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Vizioni i pasdites”, në Vizion Plus, Kelvi rrëfeu diçka më shumë rreth planeve të së ardhmes.
“Pop Culture- in s’do ta bëj më, kjo është e sigurt. S’do e bëj më sepse mendoj që çdo gjë ka atë fazën e vet.” u shpreh moderatori dhe si për të shuar çdo dyshim, përsëriti “që s’do e bëj më është e sigurt.”
Kadilli rrëfeu se që nga shtatori do të nisë të bëjë diçka tjetër dhe se pritet të ketë shumë surpriza. Reagimit “do na mungosh në Pop Culture” të prezantueses Evi Reçi, Kelvi iu përgjigjj:
“S’do ju mungoj sepse do jem dukë bërë diçka tjetër edhe më të bukur se Pop Culture.”
Nësë Kadilli do të vazhdojë të qëndrojë në Top Channel, ose jo mbetet për t’u parë.