KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

E dini ç'ju pret në ditët në vijim?

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2019

Edhe nëse s’e keni shumë qejf astrologjinë, kur dëgjoni dikë që flet për prapavijën e Mërkurit, futeni në mendime. E dimë! Pavarësisht famës që Mëkuri ka marrë, duhet të dini gjithashtu që planetet e tjera shkojnë gjithashtu në prapavijë dhe sigurisht lënë ndikimet e tyre.

Tani që shpëtuam nga Mërkuri, kemi punë me Jupiterin. Hyn në prapavijë më 10 prill.

Ç’do të thotë kjo?

Zakonisht në astrologji, kur planetet shkojnë në prapavijë, ata ndikojnë më shumë në zonat që zotërojnë. Jupiteri i frymëzon njerëzit që të rriten dhe të marrin rrisqe, kështu që do ta ndjeni veten më kurajozë dhe në lëvizje se zakonisht këto kohë.

Ç’do të thotë kjo për shenjën tënde?

Lajme të mira, lajme të mira! Do të ndiheni shumë entuziastë dhe të sigurtë në shumë aspekte. Është koha për të dalë nga shtëpia dhe të aplikoni për punën që ju frikësonte aq shumë. Do t’i shihni gjërat më qartë duke menduar se çfarë është ajo që doni vërtetë të bëni dhe si duhet ta bëni.

MOS I HUMBISNI