KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Martesa

Disa arsye të zakonshme pse ai NUK ju ka propozuar ende

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2019

Nëse po pyesni veten se përse nuk e keni marrë ende një propozim për martesë (si Jennifer Lopez për shembull), “ngushëllohuni” sepse nuk jeni vetëm. Sipas një sondazhi të bërë së fundmi nga “The Pearl Source” dhe “Laguna Pearl”, disa nga arsyet kryesore që i bën djemtë të mos propozojnë për martesë lidhen me ata, jo me ju.

Duket se financat janë një nga faktorët më të rëndësishëm që i detyron ta shtyjnë propozimin e madh. 27% e burrave (nga 1000 të intervistuar) u shprehën se të ardhurat e pakta i pengonin për t’i propozuar partneres, 26% thanë se faktori kryesor është borxhi, 17% përmendën koston e lartë të dasmës ndërsa pjesa tjetër iu referua borxheve të partneres.

Gjithashtu sondazhi zbuloi se gati gjysma e burrave kanë probleme me gjetjen e unazës së përsosur, sidomos kur personi tjetër ka pritshmëri të larta.

Në lidhje me propozimet, burrat u shprehën se disa nga faktorët që ndikuan për të marrë vendimin e madh ishin: kohëzgjatja e marrëdhënies, stili i jetesës dhe financat.

Sidoqoftë, nëse partneri po jua vonon propozimin, mos e merrni si një shenjë negative. Fakti që ao kërkon siguri financiare është tregues se nuk keni të bëni me një person të papjekur.

Meqë jemi këtu, lexoni në vijim 4 raste kur ndoshta mund të keni prishur propozimin e tij. Në të kundërt, mbani shënime për më vonë.

1. Refuzimi për të dalë kur ai ka bërë plane

Ju ndoshta nuk dëshironi të dilni jashtë në shi, por i dashuri juaj ka organizuar një surprizë për ju dhe do që të jetë e papritur. Një organizatore e eventeve të tilla në New York City, Sarah Glick thotë se një kohë e keqe zakonisht i shkatërron propozimet për martesë, por në fund të fundit propozimi duhet të jetë në një kohë që nuk e pret.

2. Refuzimi për ta veten lënë t’ju marrë rrjedha.

Nëse keni vendosur të dilni me një grup njerëzish dhe porosisni një ëmbëlsirë, është më mirë që të mos ju marrë rrjedha. Michele Velazquez, e shërbimit të propozimeve për martesë “The Heart Bandits” thotë: “Kur jeni në një takim dhe i dashuri juaj ju thotë të shkoni tek varka, shkoni me të, mund të jetë dita juaj”.

3. Fjalët e shumta me miqtë dhe familjen e tij.

Kur një djalë planifikon një propozim martese, ai mund të flasë për këtë gjë me miqtë ose familjen e tij. Duke u kërkuar atyre vazhdimisht informacione të shumta, mund të rrezikoni që të mos surprizoheni. "Ata mund t’jua tregojnë surprizën edhe pa thënë asnjë fjalë,” thotë Glick. Ndërsa përsa u përket djemve, ajo rekomandon që të mos përfshijnë në plan njerëz të shumtë nëse e dinë se nuk mund t’i ndihmojnë.

4. Mos i futni hundët ku nuk ju përket.

Ndonjëherë mund të bëhet pa qëllim, por kini parasysh se tek sendet e tij mund të gjeni një unazë për të cilën ai ka kohë që po planifikon se kur dhe si do t’jua jap. Po ashtu dhe në telefonin apo emailin e tij mund të gjeni informacione që do të prishin surprizën.

Këtu gjeni një listë me propozime që do t’ju ngjallin dëshirën per t'u fejuar/martuar. Tregojani të dashurit me stil.

MOS I HUMBISNI