Dieta

Arbana në super formë falë dietës më të famshme të momentit: Ç’duhet të dini?

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2019

Arbana në super formë falë dietës më të famshme

Ka qenë Arbana Osmani ajo që përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar se momentalisht po mban dietën keto – dietën më të famshme të momentit.

Arbana në super formë falë dietës më të famshme
Photo Courtesy of @arbanao, via Revista Class/ Meme “Kur të duhet të kalosh pranë raftit të bukës në supermarket”; Në foto: Sandra Bullock në filmin “Bird Box”.

Ç’kuptim ka “keto”?

Emri “keto” vjen nga fjala “ketogjenike”. Kur njeriu ndjek këtë plan të ushqyeri, trupi hyn në një gjendje të quajtur ketozë. Kur trupi hyn në ketozë, detyrohet të djegë dhjamin për të pasur energji në vend të sheqernave.

Çfarë është ekzaktësisht dieta keto?

Dieta rekomandon që 70% e kalorive të nevojshme ditore të merren nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat dhe 5-10% nga karbohidratet. Kjo do të thotë që vaktet e konsumuara gjatë ditës duhet t’u përmbahen këtyre kushteve. Për mëngjes për shembull, mund të konsumohen vezë dhe avokado në vend të çerealeve dhe frutave.

“Mënyra e duhur për ta ndjekur këtë dietë është të hash vetëm në 8 orë (pa sheqerna, pa karbohidrate). Quhet dieta Keto, google-ojeni. Ka funksionuar te shumë njerëz që njoh[...]” – shkroi Lori Hoxha në Instagram pak kohë më parë.

Sa herë mund të zbatohet?

Dieta mund të zbatohet për sa kohë të dëshironi, sepse është më tepër një stil jetese, sesa dietë e mirëfilltë ushqimore.

Disa foto para dhe pas:

Arbana në super formë falë dietës më të famshme

Arbana në super formë falë dietës më të famshme

Arbana në super formë falë dietës më të famshme

Shënim: Dieta keto mund të mos jetë e duhura për ju, pavarësisht rezultateve që duket se siguron. Konsultohuni me mjekun a dietologun tuaj para se t’i përkushtoheni një vendimi të tillë.

Në këtë artikull mund të lexoni më shumë në lidhje me ushqimet që mund/duhet të konsumoni: “Pa brokoli, pa lakër: Ju tregoj recetat që i japin dietës një tjetër kuptim!”

MOS I HUMBISNI