Celebrity

Në gjendje të rënduar mendore, ylli i pop- it kërkon ndihmë!

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2019

Në gjendje të rënduar mendore, ylli i pop- it kërkon

Britney Spears po kërkon ndihmë të specializuar të shëndetit mendor, për shkak të gjendjes së saj aktuale si pasojë e sëmundjes së rëndë të të atit. Burime pranë artistes rrëfyen për “TMZ” se problematika shëndetësore e Jamie Spears- it është diçka serioze që sa vjen e përkeqësohet. Babai i artistes ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale, ku e fundit i shkaktoi komplikacione të rënda.

Në gjendje të rënduar mendore, ylli i pop- it kërkon

Raportohet se Britney po kalon një periudhë shumë të keqe dhe se e ka vënë të gjithë rezidencën e saj të Vegas- it, në shërbim të të atit. Ju kujtojmë se së fundmi, Britney postoi një fotografi me fjalët:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We all need to take time for a little "me time." :)

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

“Bjer në dashuri me kujdesin ndaj vetes, mendjes, trupit, shpirtit. Të gjithë ne kemi nevojë për pak kohë për veten.”

Një burim deklaron se Spears kërkoi ndihmë të specializuar rreth një javë më parë dhe se pritet të qëndrojë brenda institucionit për 30 ditë.

Në gjendje të rënduar mendore, ylli i pop- it kërkon

Ju kujtojmë se për të njëjtën arsye, këngëtarja anuloi edhe koncertin e saj në Las Vegas. Përmes një postimi në Instagram, ndër të tjera, këngëtarja shkruajti:

“Disa muaj më parë, babi u shtrua në spital dhe për pak ndërroi jetë. Ne jemi shumë mirënjohës që ai mundi të qëndronte gjallë, por ka ende edhe shumë rrugë [drejt shërimit] për të bërë. M’u desh të merrja një vendim të vështirë për të vendosur të gjithë fokusin dhe energjinë këtë herë te familja ime.”

Përsa i përket rëndimit të shëndetit mendor, ju kujtojmë se Britney ka qenë nën trajtim të specializuar që në vitin 2007, kur i ati u shpreh se druhej nga frika që një mëngjes, mund të merrte një telefonatë aspak të mirë nga mjeku.

Në gjendje të rënduar mendore, ylli i pop- it kërkon

MOS I HUMBISNI