E kishit menduar ndonjëherë se ç’mund të bënin vajzat e “Hostel by Anabel” në një piceri? Jua themi ne!
Këtë herë, gjatë rubrikës “Me provë”, Megi, Viola, Dea, Ana dhe Alberta shkuan në Proper Pizza dhe sigurisht thyen çdo rregull të mundshëm.
Punët u ndanë që në fillim; Alberta dhe Viola te shërbimi i klientit, Dea dhe Ana në kuzhinë e ndërsa Megi duhej të siguronte shpërndarjen.
U qartësua nga stafi se dyshja Alberta- Viola duhet të kishin informacionin e duhur gjatë bisedës me klientët, të ruanin qetësinë, të flisni pa ndjenja subjektive dhe MOS TË HYNIN NË MUHABET!
Viola e pa të udhës të diskutonte disa çështje zemre...
E ndërsa Albertës thjesht iu sos durimi.
Nga ana tjetër Dea dhe Ana bënë lëmsh gjithë kuzhinën.
Ana u sigurua të realizonte picën e ëndrrave me pafund djathë dhe sallam (po, ky artikull po shkruhet nga një sallamdashëse) e ndërsa Dea një picë- zemër vegjetariane.
Ndalohej rreptësisht e ngrëna në kuzhinë por ju e dini, rregullat janë bërë për t’u thyer!
Megi ndërkohë ndryshoi rrënjësisht imazhin e shpëndarësit të picave.
Përqafim i klientëve, shkëmbim batutash, flirtim, veshje seksi dhe në fund, pak racion për vete:
Për të ndjekur serinë e tretë të “Hostel by Anabel” klikoni këtu.