E keni parasysh atë momentin kur jeni duke qëndruar në një rehati absolute dhe krejt papritur ndjen një pickim, edhe një tjetër, edhe një tjetër. Po, mushkonjat! Sipas një studimi të fundit shkencor, mënyra për të shmangur pickimet e mushkonjave është dëgjimi i muzikës elektronike, sidomos rryma dubstep.
(Shën.red. Dubstep – zhanër i muzikës dance-elektronike, e përhapur gjerësisht në Londrën e viteve ’90. Dupstep karakterizohet nga ritme të rralla, të cilat sinkronizohen me tinguj të zhurmshëm).
Jo vetëm që e përcaktojnë dubstep-in si muzikën kryesore për të larguar mushkonjat, por ekspertët këshillojnë krijimet muzikore të artistit amerikan Skrillex.
Tingujt janë “shumë të rëndësishëm për riprodhimin dhe mbijetesën e shumë specieve”, thotë një ekip shkencëtarët ndërkombëtarë që po merren me studimin e mushkonjave dhe sëmundjeve që transmetojnë ato.
Ata realizuan eksperimente duke vendosur të rritur në prani të insekteve Aedes aegypti, të njohura si mushkonjat e verdha, sigurisht pa harruar ritmet elektronike në sfond. Si muzikë u përdor kënga “Scary Monsters And Nice Sprites” e Skrillex, e cila fitoi çmimin “Best Dance Recording” në ceremoninë e 54-t të Çmimeve Grammy. Kënga u përzgjodh për shkak të kombinimit të frekuencave të larta dhe të ulëta.
“Tek insektet, frekuencat e ulëta ndikojnë tek ndërveprimet seksuale, ndërkohë që zhurmat e larta shkatërrojnë perceptimin e sinjaleve nga anëtarët e të njëjtit lloj,” thanë shkrencëtarët.
Rezultatet, e botuara në revistën Acta Tropica, dhanë një lajm të mirë për ne dhe Skrillex. Mushkonjat “sulmuan” më rrallë në mjedisin ku luhej muzika dubstep dhe në përgjithësi patën ndërveprime seksuale më pak se ato që ndodheshin në një vend pa muzikë.
Pra, herën tjetër kur jeni duke pushuar, ju e dini ç’duhet të dëgjoni.
Burimi: BBC