Përpos metodave si yoga, meditim, palestër etj., një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë.
Macaroni Union, një bandë muzikore britanike, në 2014-n e mori seriozisht punën për të përgatitur një këngë relaksuese. Macaroni bashkëpunoi me Akademinë Britanike të Terapisë së Tingujve për të krijuar këngën 10-minutëshe, e cila sipas një studimi të Dr. David Lewis, neuropsikolog dhe themelues i MindLab International, mund të ulë nivelin e stresit dhe ankthit të një personi me 65%.
Ndonëse mund të duket e pabesueshme, së paku provojeni ta dëgjoni njëherë.
Burimi: Woman’s World