
Një muaj më parë, Eliza Dushku konfirmoi për “E!News” se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ditën e djeshme, 39- vjeçarja postoi në Instagram, 2 fotografi me nënshkrimin “Ne kemi dashuri për të gjithë”.
Ju kujtojmë se Dushku celebroi dashurinë e saj me 55- vjeçarin Peter Palandjian, drejtor ekzekutiv i “Intercontinental Real Estate Corporation” në gushtin e vitit të shkuar.

Aktorja me origjinë shqiptare ka preferuar ta mbajë romancën e saj të fshehtë, ku madje edhe postimet nga ceremonia martesore qenë tepër të limituara.